Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme bashkëpunimi mes KFV Prishtina dhe KFF Bazeli, nga Komuna e Kaçanikut! 🤝
Në kuadër të projektit të mbështetur nga UEFA Foundation for Children, kjo marrëveshje thekson përkushtimin tonë ndaj mbështetjes së vajzave nga Bazeli, duke ngritur vetëdijen për sigurinë e tyre në futboll në përputhje me rregulloren e UEFA-s.
🌟 Rritja e Ndërgjegjësimit për Sigurinë: Synimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për të siguruar që futbolli të jetë një përvojë e sigurt, pozitive dhe e këndshme për të gjitha vajzat.
🌟 Promovimi i Gjithëpërfshirjes dhe Vullnetarizmit: Nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, si shënimi i ditëve të rëndësishme dhe lansimi i fushatës kundër dhunës në baza gjinore, ne synojmë të inkurajojmë bashkëpunimin dhe përfitimin e të gjitha vajzave në futboll. Duke u përfshirë në projektet tona, vajzat kanë mundësinë të rritin aftësitë e tyre dhe të jenë pjesë e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar.
🌟 Pjesëmarrja e Vajzave në Aktivitete: Duke përfshirë vajzat e KFF Bazellit në të gjitha aktivitetet e projektit, ne shprehim përkushtimin tonë për barazinë gjinore dhe për një futboll më të përfshirë për të gjitha.
Duke promovuar bashkëpunimin mes vajzave dhe kontribuimin tonë në parandalimin e dhunës dhe urrejtjes mes klubeve në të dyja ligat, ne përfaqësojmë një model pozitiv dhe frymëzues për të gjithë komunitetin sportiv.
Barazinë gjinore dhe respektimin e të drejtave të njeriut në futboll janë vlera që ne besojmë dhe përfaqësojmë dinjitetshëm. Andaj, jemi të lumtur që bashkëpunimi ynë do të ndihmojë në rritjen e ndjeshmërisë gjinore në fushën e sportit. 🌟
Faleminderit KFF Bazeli për besimin dhe përkrahjen tuaj!
Së bashku, ne jemi në rrugën drejt një futbolli më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë! ⚽🌈 #KFVPrishtina #KFFBazeli #BashkëPërFutbollin #SiguriaDheBaraziaGjinore