Urime të Veçanta për Elitën dhe Erisën – Maturantet e reja të skuadrës tonë! 🎓🌟
Me krenari dhe emocion të veçantë, KFV Prishtina njofton se dy futbolliste tona të dashura nga Down Syndrome Kosova, Elita dhe Erisa, kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe janë bërë maturante! Ato tashmë janë bashkuar me princeshat vezulluese të ekipit të studenteve të reja, gati për të filluar një kapitull të ri. 📚✨
Elita dhe Erisa kanë treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm, duke sfiduar çdo pengesë me forcë dhe vendosmëri. Ato janë inspirim jo vetëm për ekipin tonë, por për të gjithë komunitetin tonë.
Përkushtimi ynë për të krijuar një mjedis të hapur dhe mbështetës për të gjithë, pa dallim, është shtylla kryesore e misionit tonë. Elita dhe Erisa janë dëshmia më e bukur e këtij përkushtimi dhe një shembull se si futbolli dhe edukimi mund të transformojnë jetën.
Urime të përzemërta, Elita dhe Erisa!
Le të vazhdojmë të ëndërrojmë dhe të punojmë së bashku për një të ardhme edhe më të ndritur. 🌟💪
Me dashuri dhe mbështetje të pafund,
Ekipi i KFV “Prishtina”💙🤍🫀