Sot, festuam gjithëpërfshirjen sociale dhe një mjedis të sigurt përmes lojës së bukur të futbollit! Së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës, organizuam një ndeshje miqësore me KFV “Prishtina” me djem dhe vajza nga Special Olympics Kosova.
Kjo ngjarje shfaqi fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, për të thyer barrierat dhe për të krijuar miqësi të qëndrueshme. Jemi krenarë të mbështesim një komunitet gjithëpërfshirës ku të gjithë, pavarësisht aftësisë, mund të kënaqen dhe të marrin pjesë në sportet e mundësuar nga UEFA Foundation for Children dhe 🇪🇺
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, vullnetarëve dhe mbështetësve që e bënë këtë ditë të veçantë.
♻️🌿Le të vazhdojmë të promovojmë gjithëpërfshirjen dhe një mjedis të sigurt për të gjithë!