🌟 Një fillim i mrekullueshëm për një udhëtim emocionues në futbollin shkollor🌟
👭Shkollat po bëhen me ekipe zyrtare të futbollit të vajzave⚽️⚽️
Sot është një ditë e veçantë për KFV Prishtina! Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes klubit tonë dhe Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSSHRK), në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina, kemi filluar stërvitjen e vajzave në shkollën Elena Gjika! 👧⚽
Qëllimi ynë është të fuqizojmë vajzat në futboll dhe kjo marrëveshje është hapi i parë në këtë rrugë emocionuese. Bashkëpunimi me FSSHRK, si partner strategjik në kuadër të Projektit të mbështetur nga UEFA Foundation for Children, na jep mundësinë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për vajzat në futboll në Republikën e Kosovës! 💪🌟
FSSHRK është bartëse e programit “Sporti në Shkolla”, të mbështetur nga MKRS në disa disiplina sportive, ndërsa ne, në përputhshmëri me strategjinë tonë zhvillimore, do të koordinohemi për të ndihmuar në rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në futboll nëpërmjet stervitjeve pa pagesë në ambientet e tyre shkollore. 🏫
Qëllimi ynë është i qartë: të fuqizojmë vajzat në futboll dhe të ndërtojmë një komunitet të fortë dhe të përbashkët! 💖
Ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me FSSHRK dhe të koordinojmë të gjitha aktivitetet në shkollë për të rritur pjesëmarrjen e vajzave në futboll! 🙌
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi drejt suksesit dhe i një të ardhme të ndritur në futboll për vajzat e shkollës Elena Gjika🌟
Shkronja dhe Penda Hamiti, të dya nxënëse të kësaj shkolle, përfaqësojnë klubin KFV “Prishtina” në këtë aktivitet.
Falenderojmë Zana Islami Zeqiri, Drejtoreshën e shkollës SHFMU “Elena Gjika” për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme! 🙏
Ju jeni një frymëzim i vërtetë për vajzat e kësaj shkolle dhe bashkëpunimi ynë do të ndërtojë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme në futboll. ⚽️
Ne besojmë në barazinë gjinore në futbollin shkollor dhe jemi të lumtur që mund të ndajmë këtë sfidë dhe kënaqësi me të gjitha vajzat e shkollës Elena Gjika dhe shkollave të tjera!