Nga një grup i vogël vajzash, e deri te titulli kampione dhe ngjitja në Superligë, çdo hap i yni ka qenë më shumë se sport. Ka qenë mision për barazi, ka qenë vizion për një të ardhme gjithëpërfshirëse, ka qenë fuqizim i vërtetë për vajzat dhe gratë në sport!
Sot, këtë fitore historike ia dedikojmë me gjithë zemër Presidentes së Republikës së Kosovës Shkëlqësisë së saj, Vjosa Osmani Sadriu 🇽🇰 – për përkushtimin e saj të palodhur ndaj të drejtave të vajzave dhe grave në Kosovë, dhe në veçanti për mbështetjen transformuese për KFV Prishtina.
👣 Kur sapo ishim themeluar si një grup vajzash me ëndrra të mëdha, ju ishit aty, pranë nesh në secilën festë apo vështirësi. Na dëgjuat, na mbështetët, na dhatë besim.
Dhe ne, së bashku, arritëm të shkruajmë histori! ✨
⚽️ Sot jemi kampione
⚽️ Nesër sfidojmë Superligën
⚽️ Por gjithmonë, do të jemi zëri i vajzave, ambasadore të barazisë, dhe avokuese të të drejtave të njeriut përmes futbollit. 🙏
Faleminderit Presidente, mbështetja juaj na ka dhënë krah dhe ka bërë të mundur që çdo vajzë në këtë ekip të besojë se nuk ka pengesë që s’mund të kalohet kur kemi njëra-tjetrën dhe institucionet tona përkrah nesh.
Me mirënjohje dhe dashuri, ✨
KFV Prishtina – kampionet e zemrës, kampionet e të drejtave të vajzave në Futboll! ✨