Me shumë krenari ju njoftojmë se Suada Jashari do të vazhdojë drejtimin e ekipit tonë edhe për sezonin 2025/26! 🔥
Pas një sezoni historik ku arritëm inkuadrimin në Superligën e Kosovës, klubi ynë konfirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajneren që me punë dhe pasion ka ndërtuar një ekip frymëzues dhe luftarak.
Suada është më shumë se një trajnere, ajo është forcë, vizion dhe inspirim për çdo vajzë që beson në vetvete dhe në fuqinë e sportit.
KFV Prishtina mbetet ekipi i vetëm në vend që drejtohet nga një kryetrajnere, dhe këtë e shohim si një mision për të fuqizuar vajzat në sport dhe përtej tij. Me Suadën në krye, ne nuk jemi vetëm një ekip, jemi një lëvizje për barazi, lidership dhe suksese të merituara! 💪
Ky sezon i ri është një ftesë për të gjitha vajzat që ëndërrojnë: ejani, stërvituni, guxoni dhe bëhuni pjesë e kësaj rruge historike!