📅 E shtunë, 19 tetor
📍 Kampi Nacional, Hajvali
⏰ Starti: 14:00
⚽️ Djem dhe vajza, momenti që keni pritur po afron!
Nga ora 12:00, paraqituni te qendra e regjistrimeve në hyrje të kampit, ku do të merrni dresat dhe çorapet e brenduara me stemën legjendare të Akademisë së Barcelonës! 👕🧦
Kjo është uniforme zyrtare që ju bën pjesë të një familjeje të madhe futbolli! 🏟️🔵🔴✨
Pastaj, në ora 14:00, nis magjia!
⚡️ Gati për të mësuar për programin pese ditor nga trajnerët elitarë dhe për të treguar talentin tuaj në fushë?
Kjo është mundësia juaj për të përjetuar futbollin në një tjetër nivel! 🌍⚽️
Perparim Rama: Prej sot fëmijët tanë mësojnë prej më të mirëve!
Vizituam Kampin e Fëmijëve Barcelona në fushën e futbollit në Hajvali, ku trajnerët e klubit prestigjioz FC Barcelona erdhën për të zbuluar talentët tanë të jashtëzakonshëm. Ishte kënaqësi të shoh pasionin dhe përkushtimin e këtyre fëmijëve, të cilët kanë potencial të madh për të ardhmen.
Kryeqyteti ka subvencionuar dhe lobuar fuqishëm bashkë me klubin e vajzave në futboll, “Prishtina”, për këtë vizitë, dhe ky bashkëpunim me Barcelonën do të ndihmojë në zhvillimin e talentëve tanë në futboll, djem e vajza.
Jemi të vendosur të mbështesim të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.