Me një përmbyllje të paharrueshme, Barça Camp Kosova 2024 përfundoi me sukses në një atmosferë plot emocion dhe entuziazëm! 🎉
Gjatë ceremonisë përmbyllëse, të gjithë pjesëmarrësit dhe prindërit e tyre u mirëpritën nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila falënderoi Akademinë e Barcelonës që zgjodhi Kosovën për të promovuar vlerat e tyre të larta sportive dhe edukative.
Një falënderim i veçantë shkoi për UEFA Foundation for Children për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e vajzave në futboll, duke ndihmuar në hapjen e mundësive të reja për brezat e rinj. ⚽
Gjatë kampit, trajnerët vlerësuan një konkurrencë të pa parë, duke parë përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm nga të rinjtë tanë.
🌟 Përzgjedhja zyrtare e tre lojtarëve më të dalluar do të bëhet nga Barça Academy, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me lojtarët ose përmes organizatorëve të kampit. 🔜
Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme për këta të rinj të talentuar. 🌟
Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë eksperiencë të paharrueshme për të rinjtë tanë!