Barça Academy dërgon ftesat për tre futbollistët e përzgjedhur gjatë performancës së tyre në Barça Camp Kosova 🇽🇰
1. Orik Jashari 2017
2. Bora Bajrami 2009
3. Oldion Kiqina 2011 – do të udhëtojnë për në Barcelonë për tu stërvitur në Akademinë më të mirë në botë.
Ekipi i trajnerëve të Barcelonës është mahnitur nga talenti dhe pasioni i futbollistëve tanë të rinj në kampin e organizuar në Hajvali, ku u vua në pah një konkurrencë e fortë që reflekton përkushtimin dhe punën e madhe të të rinjve kosovarë për të arritur majat e suksesit.
Ky kamp ka synuar jo vetëm identifikimin e talenteve më të mirë, por edhe përfaqësimin e barazisë gjinore në futboll, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht gjinisë.
Urojmë Orikun, Borën dhe Oldionin për këtë arritje të mrekullueshme dhe presim që ata të përfaqësojnë Kosovën me krenari në Barcelonë!