KFV Prishtina, nga një ekip modest, në Kampione të Kosovës në Stinorin Vjeshtor në Ligën e Parë
KFV Prishtina është shembulli i një klubi që fuqizon sportistët dhe vendos mirëqenien dhe të drejtat e njeriut në qendër të çdo suksesi. Me përkushtim të palodhur, këtë sezon kemi arritur një moment historik duke u shpallur Kampione të Stinorit Vjeshtor në Ligën e Parë, një arritje që simbolizon fuqinë e barazisë dhe përfshirjes.
Ky sukses nuk është vetëm një fitore në fushën e futbollit, është një dëshmi e rëndësisë së krijimit të një mjedisi ku sportistët ndihen të vlerësuara, të respektuara dhe të fuqizuara.
Në KFV Prishtina, kemi ngritur një standard të ri: performanca dhe zhvillimi personal janë të lidhura ngushtë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e barazisë gjinore.
Çdo lojtare ka mundësinë të zhvillohet profesionalisht dhe personalisht në një ekip që beson në vlerat e drejtësisë, përfshirjes dhe fuqizimit.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa një ekip drejtues dhe trajnues të jashtëzakonshëm.
🇽🇰 Presidentja e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme dhe inspiruese
🏙️ Komuna e Prishtinës, për përkrahjen e vajzave dhe grave në sport
🏆Federata e Futbollit e Kosovës -, për lidershipin
🌍 UEFA Foundation, për mbështetjen strategjike
🇪🇺 Kosovo Erasmus+ Office për miqësi të reja
🥇Trajneren Suada Jashari për strategjitë dhe pasionin që udhëheq vajzat tona drejt suksesit
🥇🥇Altin dhe Viona, për përkushtimin e tyre të palodhur dhe mbështetjen si modele të barazisë në ekip.

Arritjet tona do të ishin të pamundura pa mbështetjen e partnerëve tanë të jashtëzakonshëm, të cilët ndajnë vizionin tonë për një sport gjithëpërfshirës dhe të drejtë:
🤝 Orllati SA për ndarjen e bursave mujore për 10 futbolliste
🎉 Grand Events për zbukurimin e eventeve tona
📚 Kolegji AAB për 8 bursa universitare për studentet tona
❄️ As Term për ngrohtësinë
✈️ As Travel për mundësinë për të parë botën dhe për të rritur horizontet tona
👩‍⚕️ILLYRIA INSURANCE për sigurimin e shëndetit
💧 Uji Rugova që kujdeset të jemi gjithmonë të hidratuara
🍴 Euro Product për ushqimin që na mban të forta dhe të përgatitura
🔥 Ndezu që na mban në top formë
🌱 Ndërmarrja Gjelbër, për edukimin ekologjik dhe ndërgjegjësimin mbi përgjegjësinë ndaj natyrës.
KFV Prishtina është më shumë se një ekip futbolli, është një lëvizje që fuqizon vajzat, ndihmon në ndërtimin e një komuniteti gjithëpërfshirës dhe promovon një të ardhme ku sporti dhe të drejtat e njeriut ecin dorë për dore.