Me krenari njoftojmë se KFV Prishtina ka marrë një letër falënderimi nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu për kontributin tonë të veçantë gjatë fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”.
🏅 Çfarë bëmë?
👉 Organizuam bashkëbisedime me vajzat për të drejtat e tyre brenda rregulloreve të UEFA , FIFA, dhe legjislacionit të Kosovës, identifikimin dhe parandalimin e dhunës në sport.
👉 Ndërtuam fushata ndërgjegjësuese për fuqizimin e vajzave dhe grave përmes futbollit.
👉 Bashkëpunuam me institucionet lokale për të promovuar politika të mbrojtjes dhe ambiente të sigurta për vajzat tona.
Kjo mirënjohje nga Ministria e Drejtësisë është një moment i rëndësishëm që thekson përkushtimin tonë për të mbështetur barazinë gjinore dhe për të ndërtuar një ambient të sigurt dhe gjithëpërfshirës në sport.
Falenderojmë UEFA Foundation for Children për mbështetjen e vazhdueshme, e cila na ndihmon të fuqizojmë komunitetin dhe të krijojmë ndryshim të qëndrueshëm.
Kjo njohje është një dëshmi e fuqisë së sportit për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.
💪 Së bashku, për sportin si një hapësirë të sigurt për të gjithë!