HAT-TRICK TRANSFERASH TE KFV PRISHTINA! ⚽🔥
Skuadra jonë godet fuqishëm në merkaton e verës me një transfer të trefishtë spektakolar!
💥 Ema, Leona dhe Klea, tre yje të talentuara nga ekipi i Intelektualëve nga Gjilani, tani janë zyrtarisht pjesë e KFV Prishtina! 💙✨
Ky nuk është vetëm një transfer, është një hat-trick i vërtetë suksesi! 🎯
Me forcën, pasionin dhe ambicien e tyre, ato do të jenë një shtysë e madhe për ekipin tonë, duke sjellë dinamizëm dhe cilësi në çdo ndeshje!
🚀 Gati për sfidën e parë! Leona, Klea dhe Ema bashkohen menjëherë me skuadrën për fazën përgatitore në Mal të Zi, aty ku do të fillojë rrugëtimi i tyre i ri me ngjyrat e KFV Prishtina! 📈🔥
⚡ Një tjetër fitore për vajzat në futboll!
Mirësevini në ekipin që guxon, punon dhe fiton!