Një tjetër moment krenarie për KFV Prishtina! 🏆
Sot, në eventin e Laureatëve të Vitit 2024, Lidhja Rajonale e Prishtinës në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës na nderoi me një mirënjohje të veçantë për kontributin tonë në zhvillimin dhe fuqizimin e vajzave në futboll! ⚽💙
Ky vlerësim është rezultat i një pune të palodhshme dhe një vizioni të qartë për t’u dhënë vajzave hapësirat dhe mbështetjen që meritojnë në sport.
Nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani, në bashkëpunim me FFK-në dhe Kryeqytetin, dhe me mbështetjen e UEFA Foundation, ne po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për futbollin e vajzave në Kosovë. 🌟
Kjo mirënjohje është për çdo vajzë që guxon të ndjekë ëndrrën e saj në futboll, për trajnerët dhe stafin tonë të përkushtuar, për familjet që mbështesin vajzat e tyre dhe për të gjithë ata që besojnë në një futboll më të barabartë dhe më të fuqishëm për të gjitha! 💪🔥
Ky është vetëm fillimi, vazhdojmë bashkë për më shumë suksese!