Sot bashkë me senioret e Gjilanit nga KFF Intelektualet, shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Ujit!

Në këtë ditë të rëndësishme, vajzat tona futbolliste nisin një fushatë për të ndërgjegjësuar sportistët në ruajtjen e ujit të pijshëm dhe në ruajtjen e ambientit.
Fushata jonë do të zgjasë për një muaj të tërë, duke filluar me Dita Ndërkombëtare e Ujit dhe duke përfunduar me Dita e Tokës. E gjithe fushata është në përputhje me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6 (SDG6) dhe synon të avokojë në ruajtjen e ujit dhe ambientit.

Nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani Sadriu, përgjat gjithe garave kampionale me Ligen e Pare te Kosoves dhe me Ligen e vajzave U17, do të diskutojmë mbi rolin e komunitetit te sportit ne ruajtjen e ujit te pijshem dhe ambientit.

Kjo fushatë e rëndësishme për ruajtjen e ujit dhe ambientit zhvillohet në kuadër të projektit të mbështetur UEFA Foundation for Children, në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina dhe Shoqatën e Ujerave të Kosovës.

Ky partneritet na jep mundësinë të zgjerojmë ndikimin tonë dhe të sensibilizojmë më gjerë për rëndësinë e ruajtjes së burimeve të ujit dhe mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi.

Bashkohu me ne në këtë nismë të rëndësishme për të bërë ndryshime pozitive në mjedisin tonë!