Një moment për të reflektuar mbi vlerat e diversitetit dhe të përputhshmërisë që sjellin shpesh bukurinë e veçantë në jetën tonë.
Në kuadër të përpjekjeve tona për të promovuar përfshirjen dhe diversitetin në sport, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt kësaj kauze, duke themeluar ekipin e parë të futbollit të vajzave me Sindromën Down. Kjo nuk është vetëm një histori futbolli, por një histori që shfaq forcën e ndryshimit pozitiv që mund të sjellë sporti kolektiv. Ato na bëjnë të kuptojmë se talenti dhe pasioni për sportin nuk ka kufij, dhe se çdo individ ka diçka të çmuar për të dhënë në fushën e lojës.
Në këtë të veçantë, le të përqafojmë vlerat e diversitetit dhe të përpiqemi për një shoqëri më të përfshirë dhe të hapur për të gjithë.
Nën patronatin e Presidenca e Republikës së Kosovës, mbeshtetur nga Kryeqyteti Prishtina dhe Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, kjo iniciative implementohet në kuadër të projektit me UEFA Foundation for Children edhe përgjatë gjithë vitit 2024.
Andaj, le të inkurajojmë dhe të mbështesim ekipin e futbollit të vajzave me Down Syndrome Kosova të Prishtinës në rrugëtimin e tyre për të shkëlqyer në fushën e lojës dhe për të shërbyer si frymëzim për të gjithë ne.