📸 Highlights nga Festivali Ndërkombëtar i Futbollit të Femrave në Prishtinë! 📸 Nga data 10-12 qershor 2024, KFV “Prishtina” ishte nikoqir krenar i një ngjarjeje fuqizuese dhe historike – Festivalit Ndërkombëtar të Futbollit të Femrave në ndërtimin e Paqes. Ky festival shënoi një tjetër piketë të rëndësishme në rrugëtimin tonë të vazhdueshëm drejt barazisë gjinore […]
Author Archives: Anila Berisha
Sot, festuam gjithëpërfshirjen sociale dhe një mjedis të sigurt përmes lojës së bukur të futbollit! Së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës, organizuam një ndeshje miqësore me KFV “Prishtina” me djem dhe vajza nga Special Olympics Kosova. Kjo ngjarje shfaqi fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, për të thyer barrierat […]
Jemi të emocionuar të ju njoftojmë se KFV Prishtina mori pjesë në Asamblenë e 6-të të të Rinjve të OKB-së në Istog/Istok, një ngjarje e jashtëzakonshme kushtuar #PaqesRinoreDheSigurisë në epokën #AI. Ky asamble mblodhi së bashku 130 pjesëmarrës nga Kosova dhe rajoni, duke nxitur një shkëmbim frymëzues idesh dhe historish të zhvillimit personal. Jemi veçanërisht […]
Urime të Veçanta për Elitën dhe Erisën – Maturantet e reja të skuadrës tonë! 🎓🌟 Me krenari dhe emocion të veçantë, KFV Prishtina njofton se dy futbolliste tona të dashura nga Down Syndrome Kosova, Elita dhe Erisa, kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe janë bërë maturante! Ato tashmë janë bashkuar me princeshat vezulluese […]
🤝KFV Prishtina dhe Lagja Marigona – një partneritet i jashtëzakonshëm për fuqizimin e vajzave në futbol✨✨ Në përpjekje për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe për të përhapur pasionin për futbollin, KFV Prishtina ka krijuar një lidhje të shkëlqyer me Lagjen Marigona Residence dhe Marigona Hill për të stervitur vajzat e këtyre lagjeve […]
Dje ishte një ditë e veçantë për ekipet tona të vajzave në grupmoshat U13 dhe U15, pasi filluam turneun tonë të futbollit me një ndeshje emocionuese kundër vajzave të Gjilanit. Edhe pse rezultati përfundoi me një barazim, emocionet dhe ndjesitë ishin të pafund. Vajzat tona u paraqitën në fushë me një kombinim të pasionit për […]
Sot, në një shfaqje të vërtetë të talentit dhe vendosmërisë, vajzat e KFV Prishtina triumfuan në një derbi emocionues me rezultat 2-1 kundër KFF Ferizaj! ⚽️🎉 Kjo fitore shërben si një shembull frymëzues për të gjitha vajzat që ëndërrojnë të bëhen një ditë yje të futbollit. Kjo tregon se me talent, përkushtim dhe besim në […]
Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme bashkëpunimi mes KFV Prishtina dhe KFF Bazeli, nga Komuna e Kaçanikut! 🤝 Në kuadër të projektit të mbështetur nga UEFA Foundation for Children, kjo marrëveshje thekson përkushtimin tonë ndaj mbështetjes së vajzave nga Bazeli, duke ngritur vetëdijen për sigurinë e tyre në futboll në […]
🌟 Një fillim i mrekullueshëm për një udhëtim emocionues në futbollin shkollor🌟 👭Shkollat po bëhen me ekipe zyrtare të futbollit të vajzave⚽️⚽️ Sot është një ditë e veçantë për KFV Prishtina! Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes klubit tonë dhe Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSSHRK), në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina, […]
KFV Prishtina mirëpriti me krenari Carine dhe Håkan nga UEFA Foundation for Children për vizitën e parë në Kryeqyteti Prishtina 💙🤍 Kishim nderin të prezantojmë drejtorin tonë të sportit komunal Bardh Krasniqi, dhe pjesëtarët më të rinj të ekipit tonë, vajzat tona të talentuara dhe pasionante të futbollit! 👭Dashuria e tyre për lojën është vërtet […]