Category Archives: News

NPL „Gjelbër” sh.a dhe KFV “Prishtina” Bashkojnë forcat

Klubi Futbollistik i Vajzave Prishtina dhe Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon të promovojë qëndrueshmërinë mjedisore përmes sportit dhe fuqizimin e vajzave në komunitet. Kjo marrëveshje, e nënshkruar nga Drejtoresha Ekzekutive e “Gjelbër,” Nora Cimili Gagica, dhe përfaqësuesit e KFV Prishtina, shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të […]

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në Prishtinë

Prishtinë, 12 gusht: Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, një ngjarje e veçantë u organizua sot në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryetarit të Komunës së Prishtinës Perparim Rama, Nënkryetarit të Komunës së Graçanicës Leutrim Ajeti, përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Shefes së Zyrës së […]

KFV Prishtina Forcon Lidershipin: Anëtarë të Rinj i Bashkohen Bordit Drejtues

25 Korrik 2024 – Jemi shumë krenarë të ndajmë lajmin e fundit nga KfV Prishtina! Narona Makolli, e cila filloi rrugëtimin e saj në futboll në moshën 12 vjeçare, ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në sport dhe tani është bërë pjesë e ekipit menaxhues të klubit tonë. Gjatë dy viteve të para, Narona garoi […]

Transferimet në merkaton e Verës 2024

11 Korrik 2024 – Me kënaqësi ju njoftojmë se Altuna Hyseni, portierja e jashtëzakonshme nga ekipi i Milloshevës, sot zyrtarisht i është bashkuar ekipit të Kryeqyteti Prishtina me gjeneratën e vajzave U17. Altuna është një yll në rritje, një portiere me perspektivë të ndritur dhe me një përkushtim të veçantë ndaj lojës. Ajo është tashmë […]

Festivali Ndërkombëtar i Futbollit të Femrave në Prishtinë

📸 Highlights nga Festivali Ndërkombëtar i Futbollit të Femrave në Prishtinë! 📸 Nga data 10-12 qershor 2024, KFV “Prishtina” ishte nikoqir krenar i një ngjarjeje fuqizuese dhe historike – Festivalit Ndërkombëtar të Futbollit të Femrave në ndërtimin e Paqes. Ky festival shënoi një tjetër piketë të rëndësishme në rrugëtimin tonë të vazhdueshëm drejt barazisë gjinore […]

Futbolli së bashku me Komitetin Olimpik

Sot, festuam gjithëpërfshirjen sociale dhe një mjedis të sigurt përmes lojës së bukur të futbollit! Së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës, organizuam një ndeshje miqësore me KFV “Prishtina” me djem dhe vajza nga Special Olympics Kosova. Kjo ngjarje shfaqi fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, për të thyer barrierat […]

KFV Prishtina shkëlqen në Asamblenë e 6-të të Rinjve të OKB-së në Kosovë!

Jemi të emocionuar të ju njoftojmë se KFV Prishtina mori pjesë në Asamblenë e 6-të të të Rinjve të OKB-së në Istog/Istok, një ngjarje e jashtëzakonshme kushtuar #PaqesRinoreDheSigurisë në epokën #AI. Ky asamble mblodhi së bashku 130 pjesëmarrës nga Kosova dhe rajoni, duke nxitur një shkëmbim frymëzues idesh dhe historish të zhvillimit personal. Jemi veçanërisht […]

Dy futbollistet Nga Down Syndrome Kosova-Gati per nje kapitull te ri

Urime të Veçanta për Elitën dhe Erisën – Maturantet e reja të skuadrës tonë! 🎓🌟 Me krenari dhe emocion të veçantë, KFV Prishtina njofton se dy futbolliste tona të dashura nga Down Syndrome Kosova, Elita dhe Erisa, kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe janë bërë maturante! Ato tashmë janë bashkuar me princeshat vezulluese […]

Partneriteti me Lagjen Marigone

🤝KFV Prishtina dhe Lagja Marigona – një partneritet i jashtëzakonshëm për fuqizimin e vajzave në futbol✨✨ Në përpjekje për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe për të përhapur pasionin për futbollin, KFV Prishtina ka krijuar një lidhje të shkëlqyer me Lagjen Marigona Residence dhe Marigona Hill për të stervitur vajzat e këtyre lagjeve […]